Suedia heton dëmtim të mundshëm të kabllos nënujore në Detin Baltik
- – Suedia përsëri heton dëmtim eventual të kabllos nënujore në Detin Baltik, në afërsi të bregut jugperëndimor të vendit, ku gjatë muajve të kaluar ishin dëmtuar disa kabllo nënujore.
- Post By Fitore Curri
- 12:34, 21 February, 2025

Stokholm, 21 shkurt 2025 (MIA) – Suedia përsëri heton dëmtim eventual të kabllos nënujore në Detin Baltik, në afërsi të bregut jugperëndimor të vendit, ku gjatë muajve të kaluar ishin dëmtuar disa kabllo nënujore.
“Morëm informacione për ndërprerje të mundshme të kabllos dhe prokuroria vendosi të hapë hetim paraprak. Një anije e rojës bregdetare është dërguar në vendngjarje”, tha një zëdhënës i rojës bregdetare suedeze, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristerson theksoi se Qeveria është informuar dhe se dëmi i infrastrukturës nënujore është veçanërisht shqetësues në situatën momentale të sigurisë.
Deri më tani nuk është bërë e ditur për çfarë lloji të kabllos bëhet fjalë dhe kur është shkaktuar dëmi eventual. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s