Rute: Stabiliteti i Kosovës, BeH-së dhe Serbisë është në interes të përbashkët
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute deklaroi se stabiliteti në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi është me rëndësi thelbësore për të gjithë, transmeton Kosovapress.
- Post By Fami Bajrami
- 11:29, 21 February, 2025

Bratislavë, 21 shkurt 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute deklaroi se stabiliteti në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi është me rëndësi thelbësore për të gjithë, transmeton Kosovapress.
Rute këtë e deklaroi në Bratislavë, ku dhe mori pjesë në debatin studentor. Ai u pyet nëse ekziston mundësi për përplasje të reja në Kosovë, veçanërisht në kontekst të raporteve se politika e re amerikane mund çojë deri në tërheqjen e forcave amerikane nga Evropa.
Ai shtoi se Aleanca duhet ta mbajë Ballkanin Perëndimor si prioritet, sepse stabiliteti në rajon është në interes të përbashkët.
NATO ka forca paqeruajtëse në Kosovë (KFOR) prej vitit 1999. Për momentin, më shumë se 4.600 ushtarë nga 28 vende janë pjesë e këtij misioni, ndërsa kontingjent të veçantë kanë dhe Italia, SHBA, Hungaria dhe Turqia. rq/
Foto: arkivi i MIA-s