• Monday, 13 April 2026

Trampi kërkon hapje të menjëhershme të rrugës strategjike lundruese në ngushticën e Hormuzit

Trampi kërkon hapje të menjëhershme të rrugës strategjike lundruese në ngushticën e Hormuzit

Uashington, 13 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp e akuzoi Iranin se nuk e ka përmbushur premtimin për hapjen e ngushticës së Hoprmuzit dhe përmes rrjetit të tij social "Truth Social" porositi se Teherani i shkelë ligjet ndërkombëtare dhe e rrezikon sigurinë globale.

"Irani premtoi se do ta hapë ngushticën e Hormuzit dhe me vetëdije nuk e bëri atë, duke shkaktuar shqetësim dhe vuajtje tek shumë popuj në botë. Ata pohojnë se kanë vendosur mina në det, edhe pse pothuajse e tërë marina e tyre është shkatërruar. Duhet menjëherë dhe shpejtë të fillojë procesi i hapjes së asaj rruge ndërkombëtare lundruese", shkroi Trampi.

Ai shtoi se është plotësisht i informuar nga nënpresidenti Xhej Di Vens dhe nga të dërguarit e posaçëm, Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner për takimin 20-orësh me përfaqësuesit iranianë, të mbajtur në Islamabad. Trampi theksoi se edhe pse përfaqësuesit e tij kanë zhvilluar raport korrekt me negociuesit iranianë, Mohamad Bager Galibaf, Abaz Aragçi dhe Ali Bageri, ata mbetën të vendosur për temën më të rëndësishme.

"Me rëndësi është vetëm një - Irani nuk dëshiron të heqë dorë nga ambiciet e veta bërthamore. Siç them me vite - Irani asnjëherë nuk do të ketë armë bërthamore", është decid presidenti amerikan, i cili e falënderoi udhëheqësinë pakistaneze për ndërmjetësimin. ab/

foto: arkivi