Gjermania: Presim që bisedimet të vazhdojnë, bllokada amerikane është presion taktik
- – Qeveria gjermane pret vazhdimin e bisedimeve në lidhje me bllokadën e paralajmëruar amerikane në Ngushticën e Hormuzit, me vlerësim se bëhet fjalë për "presion taktik" ndaj Iranit.
- Post By Fitore Curri
- 16:20, 13 April, 2026
Berlin, 13 prill 2026 (MIA) – Qeveria gjermane pret vazhdimin e bisedimeve në lidhje me bllokadën e paralajmëruar amerikane në Ngushticën e Hormuzit, me vlerësim se bëhet fjalë për "presion taktik" ndaj Iranit.
"Bllokada e supozuar nuk nënkupton fund të proceseve diplomatike. Ne e shohim si presion të vazhdueshëm", deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane.
Duke folur për paralajmërimin e Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM) se sot më vonë do ta bllokojnë Ngushticën e Hormuzit, zëdhënësi tha se nuk bëhet fjalë për bllokadë në vetë ngushticën, por për bllokadë të porteve iraniane, duke theksuar se bëhet fjalë për "qasje të ndryshme". fc/