• Tuesday, 14 April 2026

Ministri belg i Punëve të Jashtme e fillon turneun përgjatë shteteve të Ballkanit Perëndimor

Ministri belg i Punëve të Jashtme e fillon turneun përgjatë shteteve të Ballkanit Perëndimor

Bruksel, 13 prill 2026 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maksim Prevo, sot e fillon turneun përgjatë Ballkanit Perëndimor, ku do t’i vizitojë Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën, me qëllim që t’i mbështesë përpjekjet e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Prevo, sipas mediave belge deklaroi se “Ballkani Perëndimor nuk është në pragun e Evropës”, por se është “në Evropë”. 

“Siguria e tyre është siguria jonë, ndërsa qëndrueshmëria e tyre është qëndrueshmëria jonë. Disa nga këto vende presin më shumë se njëzetë vjet. Për këtë, është me rëndësi që të ruhet perspektiva e besueshme për integrim, por gjithashtu presim të kenë guxim që t’i zbatojnë reformat e nevojshme”, shtoi ai. 

Prevo e fillon turneun e tij në Mal të Zi, pastaj në Serbi, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut. 

Prevo në BeH do ta vizitojë Srebrenicën. fc/