Tramp zgjodhi një miliarder për ambasador në Itali
- Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp dje publiko se do të nominojë pronarin miliarder të ekipit profesional të basketbollit "Hjuston Rokets", Tilman Fertita për ambasador të administratës së tij në Itali.
Uashington, 22 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp dje publiko se do të nominojë pronarin miliarder të ekipit profesional të basketbollit "Hjuston Rokets", Tilman Fertita për ambasador të administratës së tij në Itali.
Fertita është kryetar dhe pronar i Landry's Corporation, e cila menachon me 600 restorante, hotele dhe kazino në 35 shtete amerikane.
Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Tramp e vlerësoi Fertitan, 67 vjeç, me origjinë nga Teksasi, si një “biznesmen të përsosur” dhe filantrop.
Tramp njoftoi dje se ai ka emëruar producentin e shfaqjes së tij të gjatë televizive "The Apprentice", Mark Barnet, 64 vjeç, si të dërguarin special të administratës së tij në Mbretërinë e Bashkuar.
Tramp më parë e zgjodhi biznesmenin Voren Stivens si ambasador në Britaninë e Madhe. Të premten, qeveria britanike emëroi Piter Mandelson si ambasador në SHBA.
Në një postim në platformën e tij "Truth Social", Tramp tha se Barnet "do të punojë për të përmirësuar marrëdhëniet diplomatike" dhe do të fokusohet në "tregtinë, mundësitë e investimeve dhe shkëmbimin kulturor". ls/
Foto: Arkivi i MIA-s