• Sunday, 22 December 2024

Putin: Rusia është e gatshme të normalizojë marrëdhëniet me SHBA-në, por jo në llogari të interesave ruse

Putin: Rusia është e gatshme të normalizojë marrëdhëniet me SHBA-në, por jo në llogari të interesave ruse

Moskë, 22 dhjetor 2024 (MIA) - Rusia është e gatshme të normalizojë marrëdhëniet me SHBA-në dhe vendet e tjera perëndimore, por jo në llogari të interesave ruse, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë të publikuar sot, transmetuan mediat ruse.

"Çdo gjë mund të bëhet nëse ka dëshirë. Nuk e kemi humbur kurrë këtë dëshirë", tha Putin në përgjigje të një pyetjeje për mundësinë e vendosjes së marrëdhënieve ruso-amerikane.

Sipas tij, gjithçka ndryshon në marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërsa vetëm interesat mbeten të pandryshuara - në këtë rast, "interesat e Rusisë dhe popullit të saj".

“Nëse shohim se situata po ndryshon në një mënyrë që ofron mundësi dhe perspektiva për ndërtimin e marrëdhënieve me vendet e tjera, ne jemi të gatshëm për këtë, por jo në dëm të interesave të Federatës Ruse", theksoi Putin.

Ai shtoi se kur kundërshtarët e Rusisë të kuptojnë gatishmërinë e këtij vendi për t'iu përgjigjur çdo sfide, ata gjithashtu do të kuptojnë se është koha për të kërkuar kompromise.

"Ne gjithmonë do t'i përgjigjemi çdo sfide dhe kur kundërshtarët tanë aktualë dhe partnerët tanë të mundshëm më në fund ta dëgjojnë dhe kuptojnë këtë, më duket se ata atëherë do të kuptojnë se është e nevojshme të kërkohen kompromise", përfundoi Putin. ls/

Foto: EPA