• Sunday, 22 December 2024

Një shofer, duke ikur nga policia, është përplasur në një shitore në një qendër tregtare në Teksas, ka lënduar pesë persona dhe u qëllua për vdekje

Një shofer, duke ikur nga policia, është përplasur në një shitore në një qendër tregtare në Teksas, ka lënduar pesë persona dhe u qëllua për vdekje

Kilin, Teksas 22 dhjetor 2024 (MIA) - Një shofer, duke ikur nga policia, dje është përplasur me automjetin tij pikap në një shitore "Xhej Si Peni" (JSPenney) në shtetin federal amerikan Teksas, me ç'rast ka lënduar pesë persona, para se të qëllohet për vdekje nga organet e rendit, njoftuan autopritetet.

"Katër nga të lënduarut në qendrën tregtare janë dërguar në spital, ndërsa i pesti vet ka shkuar", deklaroi shefi i policisë Brajan Vashko nga Reparti për siguri publike në Teksas.

Të lënduarit kanë qenë të moshës prej 6 deri 75 vjeçarë, ndërsa tani për tani nuk dihet gjendja e tyre.

Për momentin nuk ka informata për identitetin e të dyshuarit. bsh/

Foto: MIA arkiv