Funksionar palestinez: Është dakorduar 90 për qind e marrëveshjes për armëpushim në Gazë
- Nëntëdhjetë për qind e marrëveshjes për armëpushim në luftën mes Izraelit dhe Hamasit palestinez është rënë dakord, por mosmarrëveshjet kryesore nuk janë kapërcyer, deklaroi për Bi-Bi-Si një funksionar palestinez i përfshirë në negociata.
Jerusalem, 22 dhjetor 2024 (MIA) - Nëntëdhjetë për qind e marrëveshjes për armëpushim në luftën mes Izraelit dhe Hamasit palestinez është rënë dakord, por mosmarrëveshjet kryesore nuk janë kapërcyer, deklaroi për Bi-Bi-Si një funksionar palestinez i përfshirë në negociata.
-Një nga pengesat është korridori i Filadelfisë përgjatë kufirit me Egjiptin, tha ai, duke shtuar se negociatat në Doha po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një zone tampon përgjatë kufirit të Gazës me Izraelin, e cila do të ishte disa kilometra e gjerë, me, siç tha, prani ushtarake izraelite”.
Pasi të zgjidhen këto mosmarrëveshje, një armëpushim i mundshëm mund të fillojë brenda disa ditësh.
Sipas marrëveshjes, në fazën e parë të armëpushimit do të lirohen 20 të burgosur palestinezë për çdo vajzë që ka kryer shërbimin ushtarak, por ende nuk është vendosur se cilët të burgosur do të lirohen nga burgjet izraelite.
Në raport nuk theksohet nëse pengjet do të liroheshin në fazën e parë, as nuk përmendi fëmijët dhe gratë që nuk ishin në ushtri në kohën e rrëmbimit.
Bi-Bi-Si njoftoi se civilët në Gazë do të lejohen të kthehen në veri të Rripit nën mbikëqyrjen e Egjiptit dhe Katarit , ndërsa në enklavë çdo ditë do të hyjnë 500 kamionë me ndihma humanitare.
Në fazën e tretë, lufta do të përfundonte dhe Gaza do të mbikëqyrej nga një komitet teknokratësh nga zona, të cilët më parë nuk ishin të angazhuar politikisht, por kanë mbështetjen e të gjitha fraksioneve palestineze. Detajet e fazës së dytë nuk janë bërë të ditura.
Më pas, burime të paidentifikuara deklaruan për median egjiptiane Al-Gad se Izraeli ka kërkuar që emrat e 11 burrave të përfshiheshin në listën e pengjeve që duhet të lirohen në fazën e parë të një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi dhe se Hamasi po kërkonte shtesë kompensim për këtë.
Në raport thuhet se në fazën e parë do të lirohen 250 fëmijë palestinezë të burgosur, pesë femra që shërbenin shërbim ushtarak dhe pengje të moshuara dhe të sëmura.
Izraeli thuhet se kërkoi lirimin e 34 pengjeve në fazën e parë, duke përfshirë 11 që Hamasi i konsideron ushtarë. Kjo organizatë islamike i konsideron të gjithë burrat izraelitë të moshës ushtarake si ushtarë.
Hamasi, megjithatë, ra dakord të lironte 11 burra në fazën e parë, duke sugjeruar që të burgosurit palestinezë që nuk përfshiheshin në kategoritë e dakorduara do të lirohen në këmbim.
Në raportin thuhet se ushtria izraelite do të tërhiqet gradualisht nga Korridori i Filadelfias. ls/
Foto: EPA