• Tuesday, 16 December 2025

Tramp e padit BBC dhe kërkon 10 miliardë dollarë

Tramp e padit BBC dhe kërkon 10 miliardë dollarë

Uashington, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Trramp ka ngritur padi prej 10 miliardë dollarë kundër BBC-së për manipulimin e fjalimit të tij më 6 janar të vitit 2021, në dokumentarin "Panorama".

Tramp e akuzoi radioshpërndarësin britanik për shpifje dhe shkelje të ligjeve për praktika tregtare, sipas dokumenteve gjyqësore të dorëzuara në Florida. Ai kërkon dëmshpërblim prej pesë miliardëve dollarëve për të dy akuzat. BBC i kërkoi falje Trampit muajin e kaluar, por e ka hedhur poshtë kërkesën për dëmshpërblim, duke thënë se nuk "ka bazë për padi dhe shpifje".

Avokatët e Trampit pohojnë se BBC ka shpifur për presidentin duke "manipuluar me dashje, keqdashje dhe mashtrim fjalimin e tij". BBC ende nuk ka komentuar mbi padinë. Tramp njoftoi muajin e kaluar se do ta padiste BBC-në për dokumentarin, i cili u transmetua në Mbretërinë e Bashkuar përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në vitin 2024.

"Mendoj se duhet ta bëj. Ata gënjyen. Ata ndryshuan fjalët që dolën nga goja ime", u tha Tramp gazetarëve, duke folur për padinë. Në një fjalim më 6 janar 2021, pak para trazirave në Kapitolin e SHBA-së, Tramp i tha turmës: "Ne do të shkojmë në Kapitol dhe do të brohorasim senatorët dhe përfaqësuesit tanë të guximshëm".

Më shumë se 50 minuta më vonë në të njëjtin fjalim, ai shtoi: "Dhe ne po luftojmë. Ne po luftojmë deri në fund".

Në padi më tej pohohet se banorët e Floridës kanë mundur ta shikojnë dokumentarin duke përdorur VPN ose përmes shërbimit për striming BrtiBoks. mb/

Foto: EPA