• Wednesday, 17 December 2025

Drejtori i BSP Janev në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës së Shefave të Policisë nga Evropa Juglindore, SEPKA në Vlorë

Drejtori i BSP Janev në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës së Shefave të Policisë nga Evropa Juglindore, SEPKA në Vlorë

Tiranë, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Në qytetin bregdetar të Vlorës u mbajt Asamblea e dytë e Përgjithshme e shoqatës së shefave të policisë nga Evropa Juglindore, SEPKA, në të cilën mori pjesë dhe drejtori i Byrosë për siguris publike (BSP), Aleksandar Janev me bashkëpunëtorët e tij. 

Janev në fjalimin e tij, potencoi se të bashkuara dhe me bashkëpunim intensiv të përbashkët, nënpunësit policorë do të jenë në gjendje të përballen me krimin e organizuar dhe transnacional, duke dërguar një mesazh të qartë se kriminelët nuk do të kenë paqe në asnjë vend.  

"Policia e Maqedonisë. e cila këtë vit rriti shkëmbimin e të dhënave në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar madje për rreth 40 për qind, mbetet fuqimisht e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, veçanërisht në luftën kundër të gjitha formave të reja të krimit, duke ndërmarrë vazhdimisht masa dhe aktivitete për të zbuluar dhe identifikuar grupet kriminale", theksoi ai. 

Nikoçiri i takimit, drejtori i përgjithshëm i policis shqiptare, Ilir Proda, në fjalimin e tij e vlerësoi forumin si "platformën më gjithëpërfshirëse dhe funksionale për bashkëpunimin policor në rajon". 

"Përmes këtij forumi, forcat tona policore flasin një gjuhë të përbashkët, mendojnë në sinkron dhe veprojnë me qëllime të qarta të përbashkëta. Për këtë sot SEPKA konsiderohet një partner serioz nga ana e Bashkimi Evropian, nga ana e agjencive të specializuara, si dhe nga ana e partnerëve ndërkombëtarë të cilët mbështesin përpjekjet tona për siguri dhe stabilitet në Evropën Juglindore", tha Proda. 

Takimi i sotëm iu kushtua luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të paligjshëm të drogave të forta, si dhe migrimit të paligjshëm, kontrabandës së migrantëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Presidenca e SEPKA-s në vitin 2026 u mor nga Shqipëria nga një delegacion nga Bosnje e Hercegovina.  rq/

Foto: Policia e Shqipërisë