• Wednesday, 17 December 2025

Holanda do të jetë nikoqire e Komisionit ndërkombëtar për zgjidhjen e kërkesave ukrainase për dëmshpërblime lufte

Holanda do të jetë nikoqire e Komisionit ndërkombëtar për zgjidhjen e kërkesave ukrainase për dëmshpërblime lufte

Hagë, 16 dhjetor 2025 (MIA) – Liderët e vendeve evropiane sot nënshkruan marrëveshje për formimin e Komisionit ndërkombëtar për zgjidhjen e kërkesave ukrainase për dëmshpërblime lufte. Në nënshkrimin morën pjesë presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski dhe përfaqësues të rreth 30 shteteve, prej të cilave numri më i madh nga Evropa dhe nga BE-ja, ndërsa morën pjesë edhe delegacione nga Meksika, Japonia dhe Kanadaja. 

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas deklaroi se Rusia nuk mund të shmangë të mos i paguajë riparime Ukrainës. 

“Komisioni, i cili do ta konfirmojë dëmshpërblimin e luftës të cilin Rusia do t’ia paguajë Ukrainës u dërgon porosi agresorëve të ardhshëm”, theksoi Kallasi. 

Komisioni ndërkombëtar për zgjidhjen e kërkesave ukrainase për dëmshpërblime lufte me seli në Hagë, është formuar pas bisedimeve paqësore në Berlin. 

Komisioni do t’i vlerësojë dhe do të vendosë për kërkesat për riparime, duke përfshirë edhe vlerat që duhet të paguhen, duke pasur parasysh atë që tashmë ekziston “regjistër i dëmeve” dhe janë pranuar rreth 80.000 kërkesa për dëmshpërblim të individëve ose organizatave. 

Mekanizmin për dëmshpërblim do ta koordinojë Këshilli i Evropës në Strasburg, organ nga 46 vende përgjegjëse për mbrojtje të të drejtave të njeriut në kontinent, nga e cila Rusia ishte përjashtuar në mars të vitit 2022 pas pushtimit të Ukrainës. 

Faza e tretë do të përfshinte krijimin e fondit për kompensim, por funksionimi i kësaj pjese kyçe të mekanizmit ende nuk është sqaruar, veçanërisht rreth çështjes për përdorimin e mundshëm të mjeteve të ngrira ruse. 

Plani evropian për shfrytëzimin e këtyre mjeteve është i mbështetur nga shumë vende – anëtare të BE-së, përfshirë edhe Gjermaninë, por përballet me rezistencë të fuqishme nga Belgjika. Liderët e BE-së të enjten do të vendosin për këtë çështje në takimin e Këshillit Evropian. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s