• Friday, 21 February 2025

Toshkovski: 80 vjet Departament për Mbrojtjen e Personaliteteve të Caktuara dhe Objekteve, për shkak të tyre ne jemi më të fortë edhe si shtet edhe si shoqëri

Toshkovski: 80 vjet Departament për Mbrojtjen e Personaliteteve të Caktuara dhe Objekteve, për shkak të tyre ne jemi më të fortë edhe si shtet edhe si shoqëri

Shkup, 18 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në Muzeun e luftës maqedonase për pavarësi mori pjesë dhe mbajti fjalim me rastin e përvjetorit - 80 vjet nga formimi i Departamentit për Mbrojtjen e Personaliteteve të Caktuara dhe Objekteve në kuadër të Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së.  

Toshkovski theksoi se departamenti i ka rrënjët e veta që nga KAÇKM-ja e Maqedonisë kur me statut është konstituuar në vitin 1945 ndërsa pjesëtarët e departamentit përmes profesionalitetit, vigjilencës, fuqisë dhe palodhshmërisë kujdesen përditë për sigurinë e personaliteteve të caktuara, objekteve si dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të domosdoshme për funksionimin e shoqërisë.  

"Pjesëtarët e Departamentit, që nga themelimi i tij, deri më sot, kanë qenë dhe do të jenë në vijën e parë të mbrojtjes ndaj të gjitha formave të kërcënimeve, duke i ndjekur të gjitha standardet evropiane dhe botërore dhe mund të them se kam vetëm krenari për profesionalitetin, përgjegjësinë, përkushtimin dhe integritetin që çdoherë i  tregojnë ndaj shërbimit, ndaj ministrisë dhe shtetit.“, theksoi ministri Toshkovski, njoftuan nga MPB-ja.

Duke i përmendur rezultatet e punës së Departamentit për Mbrojtjen e Personaliteteve të Caktuara dhe Objekteve theksoi se vetëm këtë vit departamenti ka bërë mbrojtjen e 108 delegacioneve dhe 47 manifestimeve ndërkombëtare dhe vendore që për organizimin e përkryer të saj MPB-ja pranon urime nga partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë.

"Shkaku juaj edhe ne jemi më të fuqishëm, edhe si shtet edhe si shoqëri. Përmes trajnimeve të nivelit të lartë, standardeve të larta të pranuara të punës, përqëndrimit të vazhdueshëm edhe ndaj hollësive më të imëta, ju jeni mburoja dhe mbrojtësi ynë i qetë, i padukshëm dhe i pamposhtur i shoqërisë maqedonase. Ju jeni heronjtë që punojnë nën hije, dhe siç thotë dhe motoja jonë PËRHERË VIGJILENTË, e ruani një pjesë të paqes dhe të sigurisë për ne të gjithë", theksoi ministri Toshkovski.

Në manifestim u prezantua logoja e re e departamentit me luan në pjesën qendrore që tradicionalisht është simboli i mbrojtjes dhe i fuqisë me guximin, i fuqisë e vendosmërisë dhe u ndanë pllakata për miqtë dhe bashkëpunëtorët e departamentit, ndërsa është kryer një ushtrim demonstrues nga pjesëtarët e  Departamentit për Mbrojtjen e Personaliteteve të Caktuara dhe Objekteve. mb/

Foto: MPB