Topallovski: Shpejtësia e madhe, semafori i kuq, automjete të parregjistruara dhe parkimi jo rregullt - këto janë kundërvajtjet me të cilat do të fillojë "Qyteti i sigurt"
- Vozitja në kryeqytet dukshëm është qetësuar pas periudhës testuese të sistemit "Qyteti i sigurt", thotë shefi i SPB Shkup, Sasho Topallovski. Ai theksoi se qytetarët menjëherë e kanë ulur numrin e kundërvjatjeve me vendosjen e vërejtjeve, ndërsa sistemi i ri do të regjistrojë katër kundërvajtje kyçe të cilat më së shumti e rrezikojnë sigurinë në komunikacion: vozitja e shpejtë, kalimi në semafor të kuq, automjete të paregjistruara dhe parkimi jo i rregullt.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:33, 24 January, 2026
Shkup, 24 janar 2026 (MIA) - Vozitja në kryeqytet dukshëm është qetësuar pas periudhës testuese të sistemit "Qyteti i sigurt", thotë shefi i SPB Shkup, Sasho Topallovski. Ai theksoi se qytetarët menjëherë e kanë ulur numrin e kundërvjatjeve me vendosjen e vërejtjeve, ndërsa sistemi i ri do të regjistrojë katër kundërvajtje kyçe të cilat më së shumti e rrezikojnë sigurinë në komunikacion: vozitja e shpejtë, kalimi në semafor të kuq, automjete të paregjistruara dhe parkimi jo i rregullt.
"Përmes vërejtjeve populli shumë shpejtë reagoi gjatë periudhës testuese. U njoftua, e dinte se çka paraprin dhe menjëherë e qetësoi vozitjen, e qetësoi mënyrën e vozitjes. Me atë dëshmuam se mund të jemi njejtë si gjermanët, austriakët, si të gjitha vendet e tjera që e kanë të inkorporuar atë në sistemin e vet - edhe ne ta respektojmë", deklaroi Topallovski në podkastin "Radar" me Sotir Kostov.
Ai theksoi se reagimi ishte aq i shpejtë sa që numri i kundërvajtjeve u ulë për më shumë se tre herë.
"Në fillim kishim mbi 110 mijë kundërvajtje. Nuk ka sistem dhe institucion që mund ta përpunojë atë. Por populli - për dy ditë - e zbriti numrin në 30 mijë. Aq është i menqur populli ynë. Mu në vërjtje, mu në vetë testin, e uli nivelin e vozitjes së shpejtë", shtoi ai.
Topallovski sqaroi se reforma është e kahëzuar drejt katër kundërvajtjeve të cilat më së shumti ndikojnë në rendin dhe sigurinë e trafikut: vozitja e shpejtë, kalimi në dritë të kuqe, automjete të paregjistruara dhe parkim jo i rregullt. Këto janë mu kundërvajtjet që do t'i detektojë "Qyteti i sigurt".
"Njerëzit thonë: 'Dy-tre minuta do të ndalem', ndërkaqkjo krijon probleme të mëdha. Nëse vetëm në një pikë në 'Aradhat partizane' ndalen dy automjete, krijohen kolona që për dy orë nuk do të mund t'i pastroni. Më e keqja është se në atë mënyrë rrezikohen jetët e njerëzve - nuk sheh këmbësor, nuk sheh se kush kalon", paralajmëroi Topallovski.
Ai shtoi se mbeten edhe kundërvajtjet e tjera rrugore për të cilat ka pasur dënime deri më tani, si mosmbajtja e rripit të sigurisë apo përdorimi i celularit gjatë vozitjes, por përmes "Qytetit të sigurt" do të regjistrohen vetëm katër kategoritë prioritare. ab/
Fotо: Printskrin