Kryetari i Qytetit të Shkupit Gjorgjievski me ditë të hapur për qytetarët në Qytetin e Shkupit
- Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, edhe sot e vazhdoi praktikën e komunikimit të drejtpërdrejt me qytetarët, duke i hapur dyert e administratës së qytetit për të gjithë të cilët dëshirojnë personalisht t'i ndajnë problemet, idetë dhe propozimet e tyre.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:30, 24 January, 2026
Shkup, 24 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, edhe sot e vazhdoi praktikën e komunikimit të drejtpërdrejt me qytetarët, duke i hapur dyert e administratës së qytetit për të gjithë të cilët dëshirojnë personalisht t'i ndajnë problemet, idetë dhe propozimet e tyre.
Sipas kumtimit të kryetarit të qytetit në rrjetet sociale, pritjet mbahen në frymën e, siç theksoi, "komunikimit të hapur, qasjes dhe udhëheqjes së përgjegjshme lokale".
"Siç premtova - qyteti është i hapur për të gjithë. Pa barriera, pa dyer të mbyllura, pa injorim. Secili problem vërehet, secili propozim është shkruar", theksoi Gjorgjievski në kumtim.
Gjorgjievski informoi se disa biseda ishin bërë edhe përmes telefonit, me qëllim të, siç tha, "secili zë duhet të dëgjohet, ndërsa secila porosi të marrë vëmendje".
Ai theksoi se mbështetja që e mori nga qytetarët është motivimi i fuqishëm, duke shtuar se shumica i cekën se rrallë ndonjë kryetar komune deri më tani i ka pranuar dhe i ka thirrur.
"Ajo që më motivon më së shumti është fjala e mirë dhe mbështetja që edëgjova nga qytetarët, të cilët sinqerisht më treguan se rrallë ndonjë kryetar komune në të kaluarën personalisht i ka kërkuar, dëgjuar dhe pritur", qëndron në kumtim.
Nga Qyteti i Shkupit paralajmërojnë se takimet me qytetarë do të vazhdojnë edhe gjatë ditës, ndërsa nëse ka nevojë edhe ditën e ardhshme. ab/
Fotо: Qyteti i Shkupit