• Sunday, 25 January 2026

Projekti “Qyteti i Sigurt” nesër do të testohet në Kumanovë dhe Tetovë

Projekti “Qyteti i Sigurt” nesër do të testohet në Kumanovë dhe Tetovë

Shkup, 24 janar 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në kuadër të projektit “Qyteti i Sigurt”, nesër do të realizohen aktivitete për testimin, kalibrimin dhe verifikimin e pajisjeve (kamerave) të vendosura për mbikëqyrjen e komunikacionit në zonën e qyteteve të Kumanovës dhe të Tetovës.

Aktivitetet do të realizohen në intervalin kohor nga ora 08:00 deri në orën 20:00, me ç'rast në secilin lokacion me kamerë të vendosur procedura do të kryhet vetëm një herë dhe shkurt, afërsisht prej 15 deri në 30 minuta.

Gjatë zbatimit të aktiviteteve në lokacionin konkret, qarkullimi do të ndërpritet përkohësisht përderisa do të zgjasë procedura. Pas kësaj, do të vazhdojë të zhvillohet normalisht.

U bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë kufizimet e përkohshme, si dhe të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim, me qëllim të realizimit të pandërprerë dhe të sigurt të aktiviteteve të planifikuara. mb/

Foto: MIA