• Saturday, 05 October 2024

Tedros: Në Liban janë vrarë 28 punëtorë shëndetësorë në 24 orët e fundit

Tedros: Në Liban janë vrarë 28 punëtorë shëndetësorë në 24 orët e fundit

 Gjenevë, 3 tetor 2024 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebrejesus sot deklaroi se në Liban në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 28 punëtorë shëndetësorë.

 "Shumë punëtorë (të tjerë) shëndetësorë nuk paraqiten në detyrë dhe kanë lënë punën e tyre për shkak të bombardimeve", tha Tedrosi në një brifing onlajn me gazetarë.

Sipas tij, kjo seriozisht  kufizon  vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve shëndetësore. 

 "OBSH nuk do të jetë në gjendje të dërgojë një dërgesë të madhe të planifikuar të furnizimeve mjekësore në Liban nesër për shkak të kufizimeve të fluturimit," shtoi Tedros.

 Shqetësimet për shpërthimin e mundshëm të një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme kanë bërë që linjat ajrore ndërkombëtare të pezullojnë fluturimet në rajon ose të shmangin kalimin në hapësirën ajrore të zonës.

 Foto: Arkivi i MIA-s