• Monday, 14 April 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tërmet me magnitudë prej 5,1 ballë ka goditur Mjanmarin

Tërmet me magnitudë prej 5,1 ballë ka goditur Mjanmarin

Nejpido, 30 mars 2025 (MIA) - Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në Mjanmar, njoftoi Instituti Sizmologjik Evropian-Mesdhetar.

Epiqendra e tërmetit, me magnitudë prej 5.1 ballë të shkallës Rihter, ishte 39 kilometra nga Mandalej në një thellësi prej dhjetë kilometrash.

Mjanmari u godit nga një tërmet 7.7 ballë rreth mesditës së pardjeshme, i ndjekur nga pasgoditje të shumta, duke përfshirë një me magnitudë prej 6.4 ballë.

Sipas të dhënave të publikuara nga junta ushtarake në Mjanmar, numri i përgjithshëm i viktimave të tërmetit është 1.644, gjithsej 3.408 janë lënduar dhe 30 persona rezultojnë të zhdukur.

Të paktën 18 njerëz vdiqën në Tajlandën fqinje. sa/

Foto: EPA