• Thursday, 03 October 2024

Të shtëna në Ambasadën izraelite në Stokholm

Të shtëna në Ambasadën izraelite në Stokholm

Stokholm, 2 tetor 2024 (MIA) - Të shtëna janë dëgjuar në Ambasadën izraelite në Stokholm, konfirmuan forcat policore në kryeqytetin suedez për agjencinë e lajmeve TT.

Siç njofton DPA-ja, nuk ka informata për të lënduar, ndërsa ende askush nuk u arrestua.

Përafërsisht në të njëjtën kohë, me thirrjet e para për të shtëna në ambasadë, kanë ardhur edhe informatat e para se Irani ka kryer sulm të madh raketor ndaj Izraelit.

Policia suedeze kumtoi se i ka rritur masat e sigurisë rreth lokacioneve hebraike dhe izraelite në vend pas incidenteve paraprake në ambasadë.

Në maj është shtënë në afërsi të Ambasadës, ndërsa në janar është hedhur bombë dorë ndaj ndërtesës, por nuk u aktivizua.

Sipas TT-së, shërbimi izraelit i intelegjencës së jashtme Mosad, beson se të dy incidentet janë porositur nga Irani, ndërsa janë ekzekutuar nga bandat kriminele suedeze. bsh/