• Saturday, 05 October 2024

Itali: Një aeroplan i Rajaner ka marrë flakë para fluturimit, udhëtarët janë evakuuar

Itali: Një aeroplan i Rajaner ka marrë flakë para fluturimit, udhëtarët janë evakuuar

brindizi, 3 tetor 2024 (MIA) - Aeroplani i "Rajaner", i cili është dashur të fluturojë nga Brindizi deri në Torino, sot urgjentisht është evakuuar pasi që një nga motorët ka marrë flakë papritur.

Në incident janë evakuuar 184 udhëtarë, ndërsa kapiteni ka vendosur që t'i aktivizojë rrëshqitëset për evakuim urgjent. Menjëherë pas kësaj zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

Edhe pse shkaku i zjarrit ende nuk dihet, aeroporti ka njoftuar se incidenti ka ndodhur derisa aeroplani ka qenë në vendin e fluturimit. Autoritetet lokale në rajonin Apulia, ku ndodhet Brindizi, kanë kërkuar hetim urgjent për sigurinë e fluturimeve të Rajaner për shkak të incidenteve gjithnjë e më të shpeshta.

Zyrtarët përkujtuan në incidentet e paradokohshme: vetëm dy ditë më parë, gomat e një aeroplani të Rajaner shpërthyen gjatë aterimit në Bergamo, duke mbyllur aeroportin për disa orë, megjithëse askush nuk u lëndua. Majin e kaluar, një fluturim nga Bari në Londër u desh të kthehej pas për shkak të problemeve me instrumentet, ndërsa një fluturim nga Bolonja në Bruksel bëri një ulje emergjente në Luksemburg për shkak të zjarrit në aeroplan.

Këto incidente janë vetëm pjesë e serisë së problemeve që e kanë goditur Rajaner në Itali dhe nëpër Evropë në muajt e fundit. mb/