• Friday, 04 October 2024

Bajdeni javën e ardhshme për vizitë zyrtare në Gjermani

Bajdeni javën e ardhshme për vizitë zyrtare në Gjermani

Berlin, 3 tetor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden javën e ardhshme do të qëndrojë në vizitën e parë zyrtare të presidentit amerikan në Gjermani pothuajse pas 40-të vitesh, kumtoi sot kabineti i presidentes gjermane Frank-Ualter Shtajnmaer.

Asnjë president amerikan nuk ka qëndruar për vizitë shtetërore nga bashkimi i Gjermanisë në vitin 1990-të, ndërsa vizita e fundit e tillë ishte e Ronald Regan në vitin 1985, kur Hemlut Kol ishte kancelar gjerman. Regan udhëtoi në Bon, atëherë kryeqyteti i Gjermanisë Perëndimore, Bitburn dhhe Bergen Belsen.

Shtajnmaer do ta presë Bajdenin me nderime ushtarake në pallatin e Berlinit Belvi herët të premten më 11 tetor, pasi presidenti amerikan do të mbërrijë vonë të enjten në mbrëmje për vizitë katërditëshe, kumtoi kabineti i Shtajnmaer. Të dy liderët duhet të mbajnë raund të bisedimeve.

Shtajnmaer të enjten pasdite do të organizojë banket shtetëror për Bajdenin dhe presidentit amerikan do t'i ndajë nderimin më të lartë të Gjermanisë, Klasën speciale të Kryqit të Kuq, e cila është e rezervuar për shefat e shteteve.

Presidenti gjerman në këtë mënyrë do të shprehë falënderim për rolin e Bajdenit për miqësinë gjermano-amerikane dhe për aleancën transatlantike, veçanërisht në kushte të agresionit rus ndaj Ukrainës, kumtoi kabineti i Shtajnmaer.

Bajdeni është presidenti i parë amerikan i cili e merr këtë nder pas Xhorxh U. Bush i cili ishte president i SHBA-së nga viti 2001 deri në 2009.

Bajdeni duhet të takohet me kancelarin Olaf Sholc të premten pasdite më 11 tetor. Pastaj do të udhëtojë në shtetin jugperëndimor rajoni i Rajnës-Pfalc të shtunën më 12 tetor, ku do të mbahet samiti për Ukrainën në bazën amerikane të aviacionit në Ramshtajn.

Në samit Bajdeni do ta koordinojë mbështetjen për Ukrainën me më shumë se 50-të vende të cilat mbështesin Kievin, kumtoi Shtëpia e Bardhë. Bajdeni do të kthehet në SHBA të dielën më 13 tetor. sa/

Foto: EPA