• Saturday, 05 October 2024

Shefi i diplomacisë libaneze pohon se lideri i Hezbollahut është vrarë pasi që u pajtua për armëpushim

Shefi i diplomacisë libaneze pohon se lideri i Hezbollahut është vrarë pasi që u pajtua për armëpushim

Bejrut, 3 tetor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë libaneze Abdalla Bu Habib nël një intervistë për CNN deklaori se lideri i mlparshëm i Hezbollahut, Hasan Nasrallah është frarë menjëherë pasi që është pajtuar për armëpushim të përkohshëm me Izraelin.

Armëpushimi, i cili ka përfshirë 21 ditë, është anuluar nga SHBA-ja, Franca dhe nga aleatët tjerë, thekson CNN.

"Ata na thanë se z. Netanjahu është pajtuar për këtë dhe kështu ne gjithashtu kemi marrë pajtueshmëri nga Hezbollahu për këtë dhe e dini se çka ndodhi që atëherë", deklaroi ministri libanez i Punëve të Jashtme, Abdalla Bu Habib në për CNN.

Ai  në një intervistë tha se Libani është pajtuar për armëpushim përmes negociatave të Hezbollahut, ndërsa për këtë e kanë informuar amerikanët dhe francezët.

Për këtë temë flasin edhe zyrtarë tjerë libanezë.

"Hezbollahu nënshkroi këtë deklaratë të përbashkët që u publikua duke bërë thirrje për armëpushim, një armëpushim 21-ditor dhe menjëherë pasi filloi të kërkonte një zgjidhje diplomatike sipas një rezolute të Këshillit të Sigurisë", tha ambasadori Rami Mortada për BBC.

"Ne ishim në rrugën e duhur duke u përpjekur të diskutonim një alternativë diplomatike ndaj ngërçit aktual, por kokat e nxehta në Izrael zgjodhën një rrugë tjetër," shtoi ambasadori. mb/