• Friday, 04 October 2024

Nga Bejruti janë evakuuar me sukses 60 shtetas grekë dhe qipriotë

Nga Bejruti janë evakuuar me sukses 60 shtetas grekë dhe qipriotë

Athinë, 3 tetor 2024 (MIA) - Me aeroplan transportues C-130 të aviacionit ushtarak të Greqisë janë evakuuar me sukses nga Bejruti 38 shtetas qipriotë dhe 22 grekë, njoftoi korrespondentja e MIA nga Athina.

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias ka njoftuar në platformën Iks se shefi i Shtatmadhorisë, Dhimitrios Hulis në kohë reale e ka informuar "për epilogun e suksesshëm të operacionit për evakuimin e Bejrutit" të 60 personave dhe hyrjen e aeroplanit në hapësirën ajrore të Qipros.

Aeroplani ushtrarak fillimisht ka ateruar në Larnaka, ndërsa pastaj ka vazhduar drejt aeroplanit ushtarak në Athinë.

Ministri i Mbrojtjes së Qipros, Vasilis Palmas, gjithashtu përmes Iks, e ka falënderuar Dendiasin për ndihmën me aeroplanin nga aviacioni ushtarak grek me qëllim që të evakuohen shtetasit qipriotë.

Dendias dhe Palmas dje kishin bisedë telefonike, në të cilin kanë arritur marrëveshje që Greqia t'i lë në dispozicion Qipros C-130 për evakuimin e qytetarëve. mb/