IDF: Nga Libani janë gjuajtur më shumë se 20 raketa mbi Haifa dhe Galilea
- – Armata izraelite (IDF) njoftoi se nga Libani drejt Izraelit janë gjuajtur rreth 20 raketa.
- Post By Fitore Curri
- 09:03, 4 October, 2024
Tel Aviv, 4 tetor 2024 (MIA) – Armata izraelite (IDF) njoftoi se nga Libani drejt Izraelit janë gjuajtur rreth 20 raketa.
Raketa janë gjuajtur kundër zonave izraelite Haifa dhe Galilea, prej të cilave numri më i madh ishin kapur, ndërsa të tjerat kishin goditur zonë të pabanueshme.
Izraeli kryen sulme ajrore ndaj caqeve të Hezbollahut, ndërsa më 1 tetor filloi edhe operacion tokësor në pjesën jugore të Libanit. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s