• Saturday, 05 October 2024

Rritet numri i viktimave nga përmbytja e anijes në Kongo

Rritet numri i viktimave nga përmbytja e anijes në Kongo

Kinshasa, 4 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 78 persona u mbytën pasi një varkë me 278 pasagjerë u përmbys në liqenin e Kivit në Republikën Demokratike të Kongos, kumtoi guvernatori i provincës së Kivit jugor, Zhan Zhak Purisi.

Anija e mbingarkuar u përmbyt vetëm disa metra larg nga porti në Kituku.

"Janë të nevojshme të paktën tre ditë për të marrë numrat e saktë, ende nuk janë gjetur të gjithë trupat", potencoi Purisi.

Ky është një tjetër aksident vdekjeprurës me varkë në vendin e Afrikës Qendrore.

Faji kryesor për aksidentet është mbingarkesa e objekteve lundruese. Këtë verë, 80 persona humbën jetën kur një varkë u përmbys pranë kryeqytetit Kinshasa. rq/

Foto: arkivi i MIA-s