• Thursday, 04 July 2024

Të paktën tre persona janë vrarë pas shpërthimit të bombës në Pakistanin veriperëndimor

Të paktën tre persona janë vrarë pas shpërthimit të bombës në Pakistanin veriperëndimor

Islamabad, 3 korrik 2024 (MIA) - Në shpërthim të bombës në Pakistanin veriperëndimor, humbën jetën ish deputeti Habitullah Kan dhe dy persona të tjerë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Incidenti ndodhi derisa Kan po udhëtonte në një tubim politik, kur automjeti i tij hasi në një bombë në distriktin Baxhur të provincës Hajber Pakhtunkva pranë kufirit me Afganistanin.

Për sulmin ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, ndërsa talebanët pakistanezë kanë kumtuar se nuk janë përfshirë në incident. Para pak kohësh, Baxhur ishte bastion i grupit terrorist Tarik-e-Taliban Pakistan (TTP), aleat i talebanëve afganë. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s