Të paktën 13 udhëtarë e kanë humbur jetën në një aksident me autobus në Iranin qendror
- Të paktën 13 udhëtarë e kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur në aksidentin me autobus që ndodhi mbrëmë vonë në Iranin qendror, njoftuan personat zyrtarë, raporton DPA.
Teheran, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Të paktën 13 udhëtarë e kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur në aksidentin me autobus që ndodhi mbrëmë vonë në Iranin qendror, njoftuan personat zyrtarë, raporton DPA.
Të lënduarit janë dërguar në spitalet më të afërta, raporton agjencia shtetërore IRNA.
Aksidenti ndodhi në afërsit të Natanc, ndërsa autobusi udhëtonte nga qyteti Isfahan.
Arsyeja e aksidentit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por autoritetet besojnë se shoferi mund të ketë fjetur në timon dhe të ketë humbur kontrollin në automjet.
Zyra e guvernatorit të Isfahanit njoftoi se do të fillojë hetimet intenzive pasi të marrin ndihmë mjekësore të gjithë udhëtarët.
Në aksidente rrugore çdo vit në Iran humbin jetën rreth 20.000 persona. Policia për këtë gjendje fajëson automjetet e vjetra dhe të pasigurta, respektimin e dobët të rregullave të trafikut dhe vozitjen e shpejtë, raporton DPA. qa/
Foto: EPA