Siljanovska-Davkova e priti delegacionin e Odës ekonomike të Maqedonisë veriperëndimroe
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti delegacionin e Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore, kryesuar nga kryetari i Odës, Mendi Qyra.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:11, 19 February, 2025

Shkup, 19 shkurt 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti delegacionin e Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore, kryesuar nga kryetari i Odës, Mendi Qyra.
Siljanovska-Davkova, siç kumtuan nga Kabineti i saj, u informua për punën shumëvjeçare të Odës, problemet dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti afarist, si dhe për mundësitë për përmirësim të ambientit afarist.
Sipas përfaqësuesve të Odës, siç ceket në kumtesë, nuk ka përparim ekonomik pa sundim të së drejtës dhe betejë të pamëshirmshme kundër korrupsionit dhe leiminimit të ekonomisë gri.
Ata thanë se mungesa e fuqisë punëtore në vende se me import të punëtorëve nga jashtë, duhet të zgjidhet në mënyrë sistematike, përmes ndryshimeve në procesin arsimor me çka do të sigurohet fuqi e kualifikuar pune vendore.
Presidentja tregoi për nevojën e një procesi inkluziv dhe transparent ligjvënës në të cilin do të përfshihen të gjitha palët, mes të cilave edhe odat ekonomike.
Sipas saj, edhe prëfaqësuesit e sektorit afarist duhet të marrin pjesë në vizitat ndërshtetërore.
Përfaqësuesit e Odës e përshëndetën nismën e presidentes për formim të Këshillit nacional për bashkëpunim me diasporën dhe shprehën gatishmëri për pjesëmarrje në punën e tij. ab/
Foto: Kabineti i presidentes, Gordana Siljanovska-Davkova