• Sunday, 16 June 2024

Siljanovska Davkova vendosi një kurorë lulesh para pllakës përkujtimore në gjuhën maqedonase në Bazilikën "Santa Maria Maxhore" në Romë

Siljanovska Davkova vendosi një kurorë lulesh para pllakës përkujtimore në gjuhën maqedonase në Bazilikën

Romë, 24 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe delegacioni shtetëror-kishtar të cilët janl për vizitë në Romë dhe Vatikan me rastin e shënimit të Ditës së  Iluministëve Pansllavë,  vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, vendosën kurorë lulesh para pllakës përkujtimore në gjuhën maqedonase në nder të veprës së vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi që ndodhet në Bazilikën "Santa Maria Maxhore".

Siç lajmëroi raportuesja e MIA-s nga Roma, Siljanovska Davkova dhe delegacioni paraprakisht vizitoi varrin e Shën Kirilit në bazilikën Shën Klimenti. Për pasdite është paraparë Siljanovska të takohet me presidentin italian Serxho Matarella pas çfarë do të japë deklaratë për mediat.  

 

Siljanovska Davkova, vizitën në Romë dhe Vatikan, e cila është vizita e saj e parë jashtë vendit pas marrjes së funksionit si presidente, zyrtarisht e filloi dje me audiencë te kreu i Kishës Katolike Romake, papa Françesku.

Ajo tha pas takimit se ajo dhe Papa diskutuan për mbështetjen e Vatikanit për procesin e integrimit evropian të vendit, por edhe të të gjithë Ballkanit Perëndimor, si dhe për ngjarjet aktuale në botë, por edhe për konferencën e ardhshme për Ukrainën në Zvicër, ku Vatikani do të marrë pjesë si vëzhgues. 

 "Ramë dakord rreth problemeve aktuale, për mbështetjen e vendit ndaj Bashkimit Evropian, për mbështetjen e Papës në Ballkanin Perëndimor dhe thamë se pas 30 vitesh bashkëpunim, sukseset janë të dukshme. Konfirmuam se vizita në vitin 2019 ishte tepër frymëzuese jo vetëm për tufën e vogël që tha të mos kini frikë, por për të gjitha fetë dhe se ne jemi një shembull i dialogut religjioz që do të vazhdojë dhe se Vatikani beson në forcën tonë", deklaroi Siljanovska-Davkova. 

 

Në takim, siç theksoi, shprehu mirëkuptimin për përfundimin e një marrëveshje me Vatikanin, sepse duhet të merret një qasje sistematike për zgjidhjen e çështjeve që lidhen veçanërisht me statusin e kishës katolike dhe të krishterëve të fesë katolike te ne. Ajo theksoi se këto çështje nuk mund t'i zgjidh vetë sepse nuk është kompetente, por se ato mund të tejkalohen shumë lehtë në bashkëpunim me Qeverinë.

 

Siljanovska Davkova kryeson delegacionin shtetëror-kishtar në përkujtimin e 24 Majit, në përbërje të të cilit  janë zëvendësministri i kulturës, Onur Ali, ambasadori në Republikën italiane, Vesel Memedi, ambasadorja në Selinë e Shenjtë, Maria Efremova, drejtori i Komisionit për Marrëdhëniet me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, Darian Sotirovski. Delegacioni i KOM-OA përfaqësohet nga peshkopët Timotej dhe Pimen, ndërsa Kisha Katolike nga kryeprifti stavrofor, Zoran Stojanov.

Përkulja në varrin e Shën Cirilit në Bazilikën "San Clemente" në Romë u organizua për herë të parë në vitin 1969 për 1100 vjetorin e vdekjes së Shën Cirilit dhe që atëherë çdo vit më 24 maj përkujtohet me nderimet më të larta nga delegacioni kishtar-shtetëror.

Foto: MIA