Kurti me urim drejtuar Mickoskit: Nuk jemi vetëm fqinjë, por edhe aleatë dhe partnerë të ngushtë
- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar zgjedhjen e Hristijan Mickoskit për kryetar të Qeverisë së Maqedonisë, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:10, 25 June, 2024
Prishtinë, 25 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar zgjedhjen e Hristijan Mickoskit për kryetar të Qeverisë së Maqedonisë, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Sipas kumtesës së Pres shërbimit të qeverisë, Kurti në urim thekson se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por edhe "aleatë dhe partnerë të ngushtë në orientimin drejt NATO-s, bashkëpunimit rajonal dhe integrimin në Bashkimin Evropian”.
"Nga rruga Prizren-Tetovë, deri te mbrojtja dhe siguria, me padurim pres të punoj me ju për të përmirësuar më tej marrëdhëniet tona tashmë të forta dypalëshe", thekson Kurti. qa/