• Wednesday, 26 June 2024

Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për energjetikë, me procedurë të shkurtuar, përcillet në procedurë të mëtejshme në Kuvend

Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për energjetikë, me procedurë të shkurtuar,  përcillet në procedurë të mëtejshme në Kuvend

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Komisioni për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike në seancën e sotme vendosi që Propozim-ligjin për plotësim të Ligjit për energjetikë, me procedurë të shkurtuar, ta përcjellë në procedurë të mëtejshme në Kuvend.

Kryetari i Komisionit, Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE, i cili është edhe njëri nga propozuesit e zgjidhjes ligjore, theksoi se ndryshimet janë shumë thelbësore, por janë mjaft të thjeshta prandaj ligji është dorëzuar me procedurë të shkurtuar.

"Me ndryshimet kërkojmë dy gjëra të inkorporohen në zgjidhjen ekzistuese ligjore, E para është të vazhdohet licenca e personit juridik në gjashtë muajt në vijim. Kjo duhet të bëhet në mënyrë që të kalohen të gjitha procedurat me të cilat kërkohet në zgjidhjen e tanishme ligjore të formohet një person i ri juridik që në fakt është personi i njejtë juridik. Kjo bëhet për të mos humbur kohë në elementet tjera shoqëruese për personin juridik të sapoformuar. Gjëja e dytë është të konfirmohet vlera e marzhës e cila në vend se 11,5 do të jetë 9,9 për qind. Kjo është veçanërisht e rëndësishme sepse katër kontribuesit që e definojnë çmimin e energjisë elektrike shumëzohen me këtë koeficientë", tha Stojanoski.

Në këtë mënyrë, çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël që janë në tregun e rregulluar do të mbetet i njejtë pa u përzier në punën e organeve të pavarura rregullatore. Njëherit mund të shmangen në njëfarë mënyre edhe 15 e mbetur nga nevojat e tregut rregullator për të cilat furnizuesi universal dha deklaratë se do t'i furnizojë në tregun e lirë dhe konsumi i plotë të dërgohet nga vendi ynë që do të ndikojë në mënyrë të favorshme në periudhën e ardhshme rregullatore pas 1 janarit, kur Komisioni Rregullator për Energjetikë e vërteton çmimin e energjisë elektrike. 

Deputeti Dimitar Kovaçevski nga LSDM tha se zgjidhja ligjore e propozuar paraqet konfirmim dhe vazhdim të politikave të mira që i zhvilloi qeveria e kaluar në pjesën e sigurimit të energjisë elektrike me çmime me të cilat nuk u lejua tronditja e çmimeve për qytetarët gjatë krizës energjetike dhe ekonomike.

Vendim të njejtë solli edhe Komisioni ligjvënës-juridik.

Me plotësimet e Ligjit në nenin 1 bëhet plotësimi i nenit 101 përkatësisht shtohet paragrafi (10) i cili ka për qëllim konstatimin e përjashtimit nga paragrafi (9), përkatësisht nëse furnizuesi i emëruar universal e ka siguruar shërbimin universal deri në përfundimin e procedurës së konfirmuar të tenderit të mos jetë i detyruar të themelojë shoqatë të re për sigurim të shërbimit. Me dispozitën e këtillë përveç se në mënyrë të sigurt dhe në vazhdimësi bëhet furnizimi me energji elektrike. me nenin 2 bëhet plotësimi i nenit 237 përmes shtimit të paragrafit (14) i cili është harmonizim me nenin 1 të këtij ligji përkatësisht ka për qëllim sigurimin e vazhdueshëlm dhe të sigurt të energjisë elektrike.

Me zgjidhjen e propozuar do të sigurohet furnizim i vazhdueshëm dhe i sigurt me energji elektrike i amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël.
Propozim ligji për plotësim të Ligjit për energjetik, me procedurë të shlurtuar, sonte do të shqyrtohet edhe në vazhdim të mbledhjes së tetë të Kuvendit. sa/ab/

Foto: Printskrin