• Tuesday, 25 March 2025

Sijarto: Nëse Trampi nuk mund të sjellë paqe në Ukrainë, nuk mundet askush

Sijarto: Nëse Trampi nuk mund të sjellë paqe në Ukrainë, nuk mundet askush

Budapest, 25 mars 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Piter Sijarto ka deklaruar se nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp nuk mund të sjellë paqe në Ukrainë, askush nuk mundet.

"Hungaria vlerëson shumë përkushtimin e presidentit të ri amerikan për paqen. Nëse Tramp nuk mund të sjellë paqe në Ukrainë, askush nuk mundet. I mbështesim plotësisht iniciativat e Trampit", tha Sijarto mbrëmë pas takimit me ushtruesin e detyrës në Ambasadën amerikane në Budapest, Robert Paladin.

Siç u shpreh ai, "është skandaloze që Brukseli po pengon suksesin e këtyre ndërmarrjeve”.

Sijarto gjithashtu tha se biseda me Paladin ishte e shkëlqyer dhe shtoi se marrëdhëniet midis Hungarisë dhe SHBA-së janë të mbushura me respekt të ndërsjellë. mb/

Foto: EPA