• Wednesday, 29 January 2025

Shkupi do të jetë nikoqir i takimit të liderëve të rajonit për Planin për rritje për Ballkanin Perëndimor

Shkupi do të jetë nikoqir i takimit të liderëve të rajonit për Planin për rritje për Ballkanin Perëndimor

Shkup, 28 janar 2025 (MIA) - Maqedonia e Veriut, në gjysmën e dytë të marsit të këtij viti, do të jetë nikoqir i Takimit të ardhshëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor (WB6), kushtuar Planit për rritje të Bashkimit Evropian.

Siç kumtoi Ministria e Çështjeve Evropiane, vendimi është marrë si rezultat i rolit proaktiv të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në përgatitjen dhe zbatimin e Agjendës së Reformave lidhur me këtë plan strategjik.

"Ky vendim i BE-së është mirënjohje për angazhimet tona për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në familjen evropiane", qëndron në kumtesë.

Nga Ministria theksojnë se plotësisht do të publikohet data e saktë e mbajtjes së Takimit, si dhe detajet lidhur me këtë ngjarje. ab/

Foto: МIА Arkivi