• Friday, 13 February 2026

Sali: SHBA-ja mbetet partner strategjik kyç në proceset e reformës dhe demokracisë

Sali: SHBA-ja mbetet partner strategjik kyç në proceset e reformës dhe demokracisë

Shkup, 12 shkurt 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali takon të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nikole Varns.

Siç kumtuan nga kabineti i ministrit, gjatë takimit u theksua rëndësia e partneritetit strategjik ndërmjet vendit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe mbështetja e vazhdueshme amerikane për proceset demokratike dhe zhvillimore. Zëvendëskryeministri Sali theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e reformave në administratën publike dhe në sistemin gjyqësor, duke i konsideruar këto hapa thelbësorë për forcimin e shtetit të së drejtës, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Bashkëbiseduesit diskutuan mbi rolin kyç të stabilitetit rajonal si parakusht për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Të dyja palët riafirmuan gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh. rq/

Foto: MÇE