Filipçe: LSDM-ja në kongresin e qershorit do të prezantojë programin e ri të partisë
- Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, thotë se partia është konsoliduar dhe tashmë është duke krijuar një program të ri partiak.
Shkup, 12 shkurt 2026 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, thotë se partia është konsoliduar dhe tashmë është duke krijuar një program të ri partiak.
I pyetur pse nuk shkoi në një takim të lidershipit, ai tha se LSDM-ja "vazhdon të jetë një opozitë konstruktive, por jo e kontrolluar”.
Lidhur me pretendimet e VMRO-DPMNE-së për bashkëpunimin e LSDM-së me udhëheqjen e LSM-së, tha se kryetari i LSM-së, Sllobodan Trëndafilov, "e ka takuar një herë para një viti e gjysmë dhe se nuk kanë asnjë komunikim apo koordinim".
Ai pyeti pse qeveria priti, siç tha ai, "që një skandal i tillë të ishte një iniciativë për të kryer një verifikim".
Kur ai u bë ministër i Shëndetësisë, tha se tashmë disa licensa për kanabis ishin lëshuar dhe se ai vazhdoi punën e tij në përputhje me rregulloret pozitive ligjore.
I pyetur nëse ai ka nënshkruar ndonjë rregullore në lidhje me kanabisin, Filipçe potencoi - nëse unë do t’i kisha nënshkruar, VMRO-DPMNE-ja do t’i kishte bërë publike deri tani.
I pyetur nëse po distancohet nga kjo dhe nëse po i referohet ish-ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, Filipçe tha se duhet ta pyesin atë dhe se ai nuk mund të mbahet përgjegjës për veprimet e dikujt tjetër. rq/
Foto: arkivi i MIA-s