Andonovski: Bashkëpunimi me Visa-n, për administratë publike më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më të orientuar për përdoruesit në një mjedis dixhital
- Ministria e Transformimit Dixhital sot nëshkroi një Memorandum për bashkëpunim me Visa-n, e cila pritet të jetë një hap i rëndësishëm drejt një administrate publike më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më miqësore për përdoruesit në një mjedis dixhital.
Shkup, 12 shkurt 2026 (MIA) - Ministria e Transformimit Dixhital sot nëshkroi një Memorandum për bashkëpunim me Visa-n, e cila pritet të jetë një hap i rëndësishëm drejt një administrate publike më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më të orientuar për përdoruesit në një mjedis dixhital.
Memorandumi u nënshkrua nga ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, dhe Ana Drashkoviq, nënkryetare dhe drejtoreshë e përgjithshme e Visa për Evropën Juglindore.

Siç informoi në rrjetet sociale ministri Andonovski, me Drashkoviçin kanë rënë dakord për një partneritet me të cilën do të shfrytëzojë mundësitë e ofruara nga portofoli dixhital dhe teknologjitë e pagesave dixhitale për të rritur disponueshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve elektronike qeveritare për qytetarët dhe subjektet afariste.

Ministri Andonovski paralajmëroi se do të vazhdojnë me zgjidhje konkrete për një shtet dixhital që punon për qytetarët. rq/
Foto: Fejsbuku i Stefan Andonovskit