Sali – Xhanel: Mbështetja e Holandës e rëndësishme për reformat dhe integrimin evropian
- - Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet strategjik kryesor i vendit, ndërsa Qeveria është plotësisht e përkushtuar për harmonizimin me standardet evropiane, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, tha sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, në takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në vend, Ozlem Xhanel, në të cilin u diskutua procesi i integrimit evropian, aktivitetet reformuese dhe bashkëpunimi dypalësh.
- Post By Fitore Curri
- 16:35, 12 February, 2026
Shkup, 12 shkurt 2026 (MIA) - Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet strategjik kryesor i vendit, ndërsa Qeveria është plotësisht e përkushtuar për harmonizimin me standardet evropiane, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, tha sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, në takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në vend, Ozlem Xhanel, në të cilin u diskutua procesi i integrimit evropian, aktivitetet reformuese dhe bashkëpunimi dypalësh.
Në takim, siç kumtoi Kabineti i ministrit, u diskutua për për amendamentet kushtetuese si parakusht për hapjen e klasterëve negociues, si dhe për progresin në kuadër të Klasterit “Vlerat themelore”. Sali informoi se kërkesa e tretë për pagesë të mjeteve në kuadër të Planit të Rritjes është dorëzuar brenda afatit, me progres konkret në zbatimin e hapave reformues.
Të dy palët riafirmuan gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe reformave evropiane. fc/
Foto: MÇE