Qytetarët në Shkup edhe sot ndezën qirinj për Frosina Kulakovën
- Me ndezjen e qirinjve dhe vendosjen e luleve, qytetarët edhe sot kanë bërë homazhe për Frosina Kulakovën nga Negotina, e cila u përplas duke kaluar në vendkalimin për këmbësorë në bulevardin "Aradhat Partizane" në afërsi të Sallës Universale në Shkup.
Shkup, 1 shkurt 2025 (MIA) - Me ndezjen e qirinjve dhe vendosjen e luleve, qytetarët edhe sot kanë bërë homazhe për Frosina Kulakovën nga Negotina, e cila u përplas duke kaluar në vendkalimin për këmbësorë në bulevardin "Aradhat Partizane" në afërsi të Sallës Universale në Shkup.
Vajza njëzet e dy vjeçare para tri ditëve është goditur nga 20-vjeçari Vasil Jovanov nga Shkupi, i cili ka drejtuar automjetin në gjendje të dehur, pa patentë shofer dhe ka kaluar në semafor të kuq derisa ka qenë duke kaluar në një vendkalim për këmbësorë.
Njëzet vjeçarit nga Shkupi i dyshuar për vdekjen e Frosinës i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditë, ndërsa paraprakisht ka pasur kallëzime penale për një tjetër aksident trafiku dhe për përdorim të paligjshëm të drogës.
Qytetarët në tubimin paqësor edhe dje kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule para fotografisë së Frosinës. Përmes shkrimeve si "Lidhjet nuk e kthejnë jetën njerëzore" dhe "Nuk është aksident, por vrasje", ata kërkuan përgjegjësi nga institucionet për Frosinën dhe për të gjithë viktimat e aksidenteve rrugore.
Tubim paqësor është mbajtur dje edhe në Negotinë, vendlindja e Frosinës. Ndërsa protestë është caktuar edhe për nesër në Kavadar.
Përveç Frosinës, më 20 janar të vitit 2022, në vendkalimin e këmbësorëve në kryqëzimin afër qendrës tregtare Siti Moll Shkup, është përplasur edhe studentja Viktorija Nikollova, ndërsa më 3 prill të vitit 2015 studentja Frosina Cekovska në vendkalimin për këmbësorë afër Sallës Universale.
Foto: MIA