DAP: Marketet e mëdha dje shënuan rënie prej 46,59 për qind të qarkullimit krahasuar me të premten e kaluar
- Në tetë rrjetet më të mëdha të marketeve dje është vërejtur rënie të qarkullimit të përgjithshëm prej 46,59 për qind në krahasim me të premten e kaluar, njoftoi Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP). Siç theksojnë nga DAP-i, dje është shënuar rënie e qarkullimit të përgjithshëm të tetë zinxhirëve më të mëdha të marketeve krahasuar me pardje.
Shkup, 1 shkurt 2025 (MIA) - Në tetë rrjetet më të mëdha të marketeve dje është vërejtur rënie të qarkullimit të përgjithshëm prej 46,59 për qind në krahasim me të premten e kaluar, njoftoi Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP). Siç theksojnë nga DAP-i, dje është shënuar rënie e qarkullimit të përgjithshëm të tetë zinxhirëve më të mëdha të marketeve krahasuar me pardje.
"Të dhënat nga sistemi i regjistrimit të qarkullimit me para të gatshme (GPRS), gjegjësisht është regjistrur qarkullimi me para të gatshme në tetë zinxhirët më të mëdha të marketeve në territorin e të gjithë shtetit për ditët 24, 30 dhe 31 janar të vitit 2025, tregojnë se dje, më 31 janar të vitit 2025, deri në mesnatë, në sistemin GPRS të DAP-it është regjistruar qarkullim të përgjithshëm në vlerë prej 114.293.367 denarë. Të enjten, 30.01.2025 deri në mesnatë, sistemi GPRS i DAP-it ka regjistruar qarkullim të përgjithshëm në vlerë prej 212.782.151 denarë, ndërsa të premten, 24.01.2025 deri në mesnatë, sistemi GPRS i DAP-it ka regjistruar qarkullim prej 210.985 denarë", saktësojnë nga DAP-i.
Paralajmërojnë se do të vazhdojnë me monitorimin dhe analizë të këtyre trendeve, si dhe informim të publikut për të gjitha të dhënat e rëndësishme që do të ndikojnë në ekonomi.
Dje në vend, si në shumicën e vendeve të ish-Jugosllavisë, blerësit i bojkotuan zinxhirët e mëdha të marketeve për shkak të rritjes së madhe të çmimeve. Nisma u nxit nga Kroacia, ku blerësit kanë bojkotuar marketet për të premten e dytë radhazi. Në të gjitha vendet është konfirmuar se qarkullimi në markete ka rënë dje me rreth 50 për qind. Edhe krahas aksioneve të paralajmëruara nga marketet me çmime më të ulëta, bojkoti pritet të vazhdojë edhe në periudhën në vijim.
Foto: Arkivi i MIA-s