Institucionet shëndetësore publike këtë vit do të kenë buxhet të rritur për njëqind milionë euro, më shumë se vitin e kaluar, tha Mickoski
- Institucionet shëndetësore publike këtë vit do të marrin buxhet të rritur për njëqind milionë euro më shumë në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ndarjes së çelësave nga ndërtesa e re e destinuar për familjet e rrezikuara sociale në komunën e Koçanit.
- Post By Sara Ademi
- 13:59, 1 February, 2025
Koçan, 1 shkurt 2025 (MIA) - Institucionet shëndetësore publike këtë vit do të marrin buxhet të rritur për njëqind milionë euro më shumë në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ndarjes së çelësave nga ndërtesa e re e destinuar për familjet e rrezikuara sociale në komunën e Koçanit.
"Mund të them se institucionet publike shëndetësore do të marrin buxhet mbi njëqind milionë euro në krahasim me buxhetin e vitit të kaluar dhe nëse vitin e kaluar buxheti ishte diku rreth 27 miliardë denarë, tani është diku rreth 33.2 miliardë denarë apo 540 milionë euro", theksoi Mickoski.
Ai shtoi se pagesa e rritjes së të ardhurave personale për mjekët dhe personelin mjekësor do të vazhdojë me pagën e muajit mars.
Mickoski shprehu besimin se më në fund qytetarët do t'i marrin shërbimet shëndetësore që meritojnë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s