Peskov: Rusia dëshiron paqe, dhe jo armëpushim të shkurtë
- Zëdhënësi i Krmelinit, Dmitrij Peskov, deklaroi se Rusia nuk dëshiron armëpushim të përkohshëm që do t'i jepte Ukrainës pauzë për ta vazhduar luftën, por paqe të plotë.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:29, 16 December, 2025
Moskë, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Krmelinit, Dmitrij Peskov, deklaroi se Rusia nuk dëshiron armëpushim të përkohshëm që do t'i jepte Ukrainës pauzë për ta vazhduar luftën, por paqe të plotë.
"Ne duam paqe. Nuk duam armëpushim për t'i dhënë pauzë Ukrainës dhe për ta përgatitur për vazhdim të luftës", deklaroi Peskov para gazetarëve, duke e komentuar propozimin e Kievit për armëpushim gjatë Krishtlindjeve.
Peskov shtoi se Moska do të marrë pjesë në bisedime vetëm nëse ekziston dëshirë e sinqertë për arritje të paqes së përhershme.
"Nëse ukrainasit e ndryshojnë marrëveshjen e arritur me zgjidhje afatshkurta, të paqëndrueshme, ka pak gjasa se do të jemi të gatshëm për të marrë pjesë", tha ai.
Sipas tij, pozita ruse është e qartë, konzistente dhe mirë e njohur për SHBA-në dhe Ukrainën.
Dëshirojmë ta ndalim këtë luftë, t'i arrijmë qëllimet tona dhe të sigurojmë paqe në Evropë për të ardhmen", shtoi Peskov. ab/
foto: ЕPА