Pesë ligje të ndryshohen për ta bërë "Qytetin e sigurt" të funksionojë
- Deri në fund të prillit, të gjitha ndryshimet në ligjet në lidhje me sigurinë në trafik në vend pritet të dorëzohen në Kuvend. Zbatimi i sistemit të "Qytetit të sigurt" duhet të fillojë zyrtarisht nga 1 janari i vitit 2026. Policia do të vazhdojë të ketë kontrolle të shtrënguara, tha sot Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, i cili mbajti fjalim në forumin publik për ndryshimet në Ligjin për sigurinë në trafikun rrugor dhe Ligjin për kundërvajtjet për projektin "Qyteti i sigurt".

Shkup, 21 shkurt 2025 (MIA) - Deri në fund të prillit, të gjitha ndryshimet në ligjet në lidhje me sigurinë në trafik në vend pritet të dorëzohen në Kuvend. Zbatimi i sistemit të "Qytetit të sigurt" duhet të fillojë zyrtarisht nga 1 janari i vitit 2026. Policia do të vazhdojë të ketë kontrolle të shtrënguara, tha sot Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, i cili mbajti fjalim në forumin publik për ndryshimet në Ligjin për sigurinë në trafikun rrugor dhe Ligjin për kundërvajtjet për projektin "Qyteti i sigurt".
Në debat, ministri Toshkovski theksoi se me qasjen sistematike, grupi i punës përcaktoi se nevojiten ndryshime në pesë zgjidhje ligjore në mënyrë që ky projekt të funksionojë siç duhet për Ligjin për sigurinë e rrugëve, Ligjin për kundërvajtjet, Ligjin për Automjetet, Kodin Penal dhe Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve. Të gjitha këto, konsideron ai, janë ligje kyçe që duhet të ndryshohen në mënyrë që të krijohet një zgjidhje sistematike funksionale.
"Ky është prioriteti i parë i Ministrisë së Brendshme. Në muajin e ardhshëm, do të punojmë intensivisht në legjislacionin e përgjithshëm që duhet të ndryshohet dhe shpresoj se deri në fund të marsit do të kemi version fillestar të të gjitha ligjeve që duhet të hyjnë në procedura në mënyrë që të hyjnë në një procedurë qeveritare në prill dhe shpresoj se deri në fund të prillit ata do të hyjnë në procedurë parlamentare", tha Toshkovski.
Ky projekt, siç tha Ministri, për sa i përket mënyrës së funksionimit, filloi të zbatohet nga 1 janari i vitit 2025.
-Pse? Sepse me ndryshimin e formularit të regjistrimit të automjeteve, ne kemi filluar të mbledhim të dhënat e nevojshme për procesin në kuadër të zbatimit të Qytetit të Sigurt, dhe në të ardhmen një shtet të sigurt. Respektivisht, duke marrë të dhënat për sa i përket numrit të telefonit dhe adresës së postës elektronike të secilit pronar të automjeteve, dhe skadimit të një viti, do të kemi supozimet e nevojshme ligjore për të thënë se nga 1.01.2026, janë përmbushur parakushtet ligjore që të gjithë ata që zotërojnë një automjet, dhe kanë regjistruar ligjërisht automjetin, të jenë në gjendje të jenë pjesëmarrës të ligjshëm në trafik", tha ministri i Brendshëm, Toshkovski.
Ai përsëriti se qëllimi nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por ndryshimi i kulturës së trafikut dhe ulja e kundërvajtjeve dhe aksidenteve në trafik.
"Do të implementoj për një periudhë të caktuar kohore për disa muaj, qytetarët do të marrin mesazhe do të njoftohen kur kryejnë një kundërvajtje të caktuar, e më pas e njëjta do të konstatohet . Ata do të binden se sistemi funksionon. Dhe nga data 1.1.2026 do të mundësojmë parakushtet e nevojshme ligjore që ajo të jetë ashtu siç duhet të jetë", siguron ministri.
Pjesë e sistemit "Qyteti i sigurt" do të jenë edhe automjetet e pajisura me kamera inteligjente që, kur lëvizin brenda rrugicave dhe rrugëve specifike, do të zbulojnë të gjitha automjetet e parkuara gabimisht.
“Dhe po, ato do të përpunohen menjëherë në kuadër të sistemit duke u bazuar në përpunimin kompjuterik të të dhënave që do të futen në sistem”, tha ministri, duke shtuar se procesi është sistematik dhe se nuk është vetëm implementimi i një “Qyteti të sigurt” por se shumë gjëra duhet të bëhen në lidhje me këmbësorët dhe çiklistët.
Ai thotë se ky proces do të jetë shumë transparent dhe komunikimi me publikun do të jetë i vazhdueshëm, nuk ka asgjë më të vlefshme se jeta e njeriut, veçanërisht nëse flasim për të rinjtë.
Në kontekstin e parkimit të automjeteve, Toshkovski thotë se nevojitet një analizë më e detajuar, dhe se numri i garazheve katëshe duhet të rritet në të ardhmen. Ministria e Brendshme, tha ai, po punon për një projekt të një garazhi në kate brenda institucionit që duhet të sigurojë hapësira parkimi për rreth 500 të punësuar.
"Çdo kryetar komune, çdo palë e interesuar sociale, çdo funksionar brenda fushëveprimit të tij do të duhej të mendojë për këtë lloj zbatimi të projekteve që janë projekte kapitale dhe natyrisht ato do t'i shtojnë vlerë funksionimit dhe gjithë asaj të mire që duhet të përdorim përfundimisht si qytetarë të këtij shteti", tha Toshkovski.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, ministri konfirmoi se skuterët elektrikë dhe biçikletat ishin gjithashtu objekt analize dhe se do të gjendej legjislacioni i duhur që mund të lejonte rregullimin e këtij lloji të trafikut.
Ditëve të fundit, rritja e kontrolleve të trafikut në fakt ka ulur aksidentet e trafikut për 30% dhe aksidentet automobilistike me fatalitet për 60%
Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vend, Armen Grigorian, shprehu kënaqësinë që ata ishin partnerë me Qeverinë në zbatimin e nismës "Qyteti i sigurt".
"Kjo është e gjitha në përputhje me qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të KB-ve. Një nga këto qëllime shprehet se synimi është deri në vitin 2030 të përgjysmohet numri i rasteve të vdekjes dhe lëndimeve nga aksidentet e trafikut në mbarë botën. Ne e dimë për numrin e lartë të aksidenteve të trafikut në këtë vend, i cili është mbi mesataren evropiane, dhe duam të ndihmojmë Qeverinë me ndihmën e faktorëve të ndryshëm si MPB, Ministria e Drejtësisë, për të qenë sa më afër mesatares së BE-së, respektivisht shumë më të ulët se ajo e tanishme", tha Grigorian.
Ministria e Drejtësisë u detyrua të përgatisë ndryshimet në Ligjin për sigurinë në trafikun rrugor, Ligjin për kundërvajtjet dhe ndryshimet në Kodin Penal me qëllim të sigurimit të zbatimit të projektit “Qyteti i sigurt”. Janë bërë ndryshime të reja në Ligjin për Kundërvajtjet. Një procedurë e veçantë është parashikuar për kundërvajtjet në fushën e sigurisë në trafikun rrugor, e cila i referohet kundërvajtjeve të përcaktuara me anë të sistemeve të zbulimit elektronik, siç është sistemi “Qytet i sigurt”.
"Po vendosim procedura të shkurtuara me afate të shkurtra gjykimi dhe dënime të zgjeruara për autorët e sërishëm të kundërvajtjeve, duke përfshirë ndalimin e drejtimit të automjetit pas kundërvajtjes së tretë. Urdhërpagesat kundërvajtëse do të dorëzohen shpejt dhe në mënyrë efektive përmes SMS dhe postës elektronike. Autorët do të kenë të drejtë për mbrojtje gjyqësore nëse nuk pranojnë përgjegjësinë. Këto ndryshime do të përmirësojnë shpejtësinë dhe efikasitetin e procedurave", bëri të ditur përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë në debatin publik.
Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike Aleksandar Janev, Kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, prokurorë, përfaqësues të ministrive përkatëse, profesorë universitarë, ekspertë, përfaqësues të Odës së Avokatëve dhe organizata joqeveritare morën pjesë në debatin publik kushtuar ndryshimeve në Ligjin për sigurinë. ev/sa/
Foto: MPB/MIA