Për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar për 20 deri në 30 metra në rrugën Gajre - Kodër të Diellit
- Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, vende-vende nëpër rrugë lagështa. Dukshmëria është zvogëluar për shkak të mjegullës nga 20 deri në 30 metra nga fshati Gajre deri në Kodër të Diellit.
Shkup, 29 janar 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, vende-vende nëpër rrugë lagështa. Dukshmëria është zvogëluar për shkak të mjegullës nga 20 deri në 30 metra nga fshati Gajre deri në Kodër të Diellit.
Siç informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë, reshje të dobëta të shiut në pjesën jugperëndimore të vendit.
NP Rrugët e Maqedonisë, thonë, me mekanizimin në dispozicion dhe fuqinë e punës është e përfshirë në pastrimin e rrugëve.
Gjithashtu, në dispozicion janë edhe firmat me të cilat bashkëpunojmë.
NP Rrugët e Maqedonisë apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
Foto: Arkivi i MIA-s