• Tuesday, 02 July 2024

Ohri, Struga dhe Pogradeci do të bashkëpunojnë edhe gjatë këtij sezoni turistike

Ohri, Struga dhe Pogradeci do të bashkëpunojnë edhe gjatë këtij sezoni turistike

Dibër, 23 qershor 2024 (MIA) - Komunat Pogradec, Ohër dhe Strugë do të bashkëpunojnë edhe gjatë këtij sezoni turistik, kumtoi Ora njus, në artikullin me titull "Një liqe, dy shtete, tre komuna/ Liqeni i Ohrit, turizmi po zhvillohet në Pogradec, Strugë, Ohër".

"Bashkëpunimi duket sikur do të jetë më i madh këtë vit edhe për shkak të marrëveshjes së operatorëve për vazhdim të ditëve të qëndrimit në këtë rajon tejkufitar", thekson televizioni.

Ilir Xhakoli, prefekt i Pogradeci, thotë se bashkëpunimi mes komunave është i domosdoshëm.

"Po përpiqemi turizmin ta zhvillojmë jo vetëm në suaza të qarkut, por edhe në përmasa rajonale, përfshirë Strugën dhe Ohrin", shtoi ai.

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, është i qëndrimit se komuna ka për detyrë t'i përfundojë projektet të cilat janë në shërbim të turizmit e më pass operatorët turistik janë ato të cilat e zhvillojnë turizmin në këtë rajon.

"Lidhur me akomodimin, është krijuar infrastruktura e neovjshme. Ne nuk mund t'i udhëzojmë njerëzit t'i vizitojnë qytetet", deklaroi Merko. Televizioni thekson se këtë vit, për dallim nga më parë, agjencitë turistike nga Ohri dhe Struga arritën marrëveshje me disa operatorë turistik nga ana shqiptare, të cilat punojnë kryesisht në Tushemisht. ab/

Foto: printskrin