Sanksionohen 109 shoferë në Shkup
- Gjithsej 109 sanksione janë shqiptuar nga ana e nëpunësve policor gjatë kontrollit të djeshëm në territorin e qytetit të Shkupit.
- Post By Sara Ademi
- 08:15, 2 July, 2024
![Sanksionohen 109 shoferë në Shkup](https://mia.mk/images/20240702081501_big_730x400_25.webp )
Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Gjithsej 109 sanksione janë shqiptuar nga ana e nëpunësve policor gjatë kontrollit të djeshëm në territorin e qytetit të Shkupit.
"Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 109 masa, ndër të cilat për vozitje pa patentë shoferi 14 sanksione, katër masa për përdorimin e celularit gjatë vozitjes, 28 sanksione për kundërvajtje që u kushtojnë drejtuesve të motoçikletave, katër masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë", informojnë nga MPB. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s