• Tuesday, 02 July 2024

Murtezani për gafën me euroambasadorin: Kjo ndodh kur je adhurues i Riçard Girit

Murtezani për gafën me euroambasadorin: Kjo ndodh kur je adhurues i  Riçard Girit

 Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) -  Kjo ndodh kur je adhurues i aktorit të njohur Riçard Gir, ka shkruar ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani në "Fejsbuk" pasi dje pas takimit me ambasadorin evropian Dejvid Gir në një deklaratë për mediat bëri një gafë dhe tha se ka pasur një takim të suksesshëm me ambasadorin e delegacionit evropian Dejvid Gir.

Në një deklaratë, Murtezani tha se e ka siguruar ambasadorin evropian se vendi është i përkushtuar ndaj agjendës evropiane, që, siç theksoi, vërtetohet edhe me Programi i Qeverisë. 

 "Rekomandimet dhe sugjerimet e miqve tanë strategjikë i dëgjojmë me vëmendje të madhe, ndërsa  dëshmi për këtë janë hapat e shpejtë konkret që ka ndërmarrë Qeveria e re për miratimin e agjendës së reformave", tha Murtezani.

 Ai informoi se në seancën e parë konstituive të qeverisë, Qeveria i ka obliguar të gjitha ministritë, në përfundim me 4 korrikun t'i dorëzojnë të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e mundshme lidhur me agjendën e reformave.

 Foto: MIA