• Thursday, 04 July 2024

Në "Tabanoc" pritet rreth 20 minuta për hyrje në vend

Në

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Në vendkalimin kufitar "Tabanoc" vërehet një frekuencë e shtuar e automjeteve për hyrje në vend, koha e pritjes është rreth 20 minuta. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informoi LAMM.

 Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.  Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s