• Thursday, 04 July 2024

Më së shumti shi ka rënë në Ohër

Më së shumti shi ka rënë në Ohër

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Në nëntë orët e fundit më së shumti shi ka rënë në Ohër, 11 litra në një metër katror.

Siç informojnë nga DPHM-ja, sot pasdite deri në orën 17 janë matur nëntë litra në një metër katror në Lazaropole dhe Manastir, gjashtë në Hanet e Mavrovës, pesë në Krushevë, katër në Gjurishtë, tre në Pretor dhe Prilep, dy në Demir Kapi dhe Topolçan dhe një litër në një metër katror në Kriva Pallankë, Berovë, Veles dhe Kavadar.

Moti deri në fund të ditës do të jetë pjesërisht i vranët dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Lokalisht do të ketë stuhi me reshje të mëdha të shiut, erë të fortë (mbi 70 kilometra në orë) dhe breshër.

Në Luginën e Shkupit do të jetë moti jostabil me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullimë, ndërsa në pjesë të luginës do të ketë stuhi me reshje të forta shiu, erë të fortë (mbi 70 kilometra në orë) dhe breshër. rq/bsh/

Foto: Arkiivi i MIA-s

Tags