Një pësëmbëdhjetë vjeçar ka drejtuar një automjet ku është gjetur armë, ngrihet hetim kundër babait
- Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një 55-vjeçarit i dyshuar për veprën penale Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve dhe lëndëve plasëse, sipas nenit 396 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Shkup, 25 janar 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një 55-vjeçarit i dyshuar për veprën penale Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve dhe lëndëve plasëse, sipas nenit 396 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Hetimi, siç informojnë nga PPRMV-së, ka nisur për shkak se i dyshuari në veturën e tij Audi A8 në mënyrë të paligjshme mbante armë zjarri dhe municion - dy pistoleta, njëra me kalibër 7.65 mm dhe tjetra me kalibër 9 mm me katër fishekë për secilën prej tyre. Në veturë është gjetur edhe një armë tjetër, për të cilën i dyshuari ka pasur leje për posedim, me tetë fishekë dhe dy revole të tjera sinjalizuese.
"Arma është gjetur në automjetin e drejtuar nga djali i mitur i të dyshuarit. Fëmija, i cili këtë muaj mbushi 15 vjeç, u ndalua nga policia gjatë ngasjes së automjetit në Vollkovë në mbrëmjen e 23 janarit", thuhet në komunikatën e PPRMV-së.
Prokurori publik ka dorëzuar propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së sigurimit ndaj babait të dyshuar - ndalim për largim nga vendbanimi, gjegjësisht obligim që herë pas here të paraqitet te personi i caktuar zyrtar, konfiskimin e dokumentit të udhëtimit dhe konfiskimin e patentës së shoferit, por edhe ndalimin e hyrjes së djalit të tij të mitur, të miturve të tjerë ose personave të tjerë të paautorizuar në hapësirën ose shtëpinë ku ka armë zjarri. mb/
Foto: MIA