• Monday, 27 January 2025

Bozhinovska në takim me studentët nga FETI, me rastin e Ditës e energjisë së pastër

Bozhinovska në takim me studentët nga FETI, me rastin e Ditës e energjisë së pastër

Shkup, 26 janar 2025 (MIA) - Me rastin e Ditës ndërkombëtare të energjisë së pastër, ministrja e Energjisë, Sanja Bozhinovska, është takuar me studentët e Fakultetit të Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative (FETI). Ajo ishte e ftuar në "laboratorin e dijes" - "fablab", ku të rinjtë punojnë në projekte inovative, krijojnë prototipa dhe marrin pjesë aktive në kërkimin shkencor, njoftoi pasditen e sotme Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.

"Inxhinierët dhe inovatorët e rinj jo vetëm që fitojnë njohuri, por edhe krijojnë zgjidhje që do të formësojnë të ardhmen e energjisë së pastër në Maqedoni, por ndoshta edhe në botë. Inovacionet në këtë fushë janë të rëndësishme për të gjithë botën. Kreativiteti dhe përkushtimi i tyre janë një forcë shtytëse për zhvillimin e energjisë dhe teknologjisë", theksoi ministrja.

Siç thuhet në deklaratë, gjatë takimit, studentët e njohën ministrin me projektet më të fundit, duke përfshirë zgjidhjet inovative për efikasitetin energjetik, përdorimin e printimit 3D për prototipe praktike, si dhe iniciativat për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara. Idetë e tyre, siç theksuan ata, mund të rezultojnë në një risi praktike nesër që do të kontribuojë për një të ardhme më të qëndrueshme.

Në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e vazhdueshme, siç thekson Ministria, studentët i dhuruan asaj një statujë që e bënë vetë dhe e printuan në një printer 3D në laborator.

Bozhinovska i inkurajoi studentët që të vazhdojnë me frymën e tyre inovative dhe paralajmëroi mbështetje për projekte që do të kontribuojnë në energji të pastër, efikasitet energjetik dhe zhvillim të qëndrueshëm.

"Këta studentë janë liderët e ardhshëm të sektorit tonë energjetik dhe idetë e tyre do të jenë forca lëvizëse e tranzicionit energjetik të Maqedonisë", theksoi ajo. mb/

Foto: Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale